Operohet me sukses Zeneli – ky është premtimi i tij për fansat

Arbër Zeneli e ka mbyllur me sukses operimin në ligamentin e gjurit. Ylli i Remisit këputi ligamentin e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi në fillim të qershorit, derisa u raportua se mund të mungojë deri në nëntë muaj, transmeton Periskopi. Pas dëmtimit, ai u dërgua në Francë te klubi i Reimsit ku vazhdoi […]
Ylli i Remisit këputi ligamentin e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi në fillim të qershorit, derisa u raportua se mund të mungojë deri në nëntë muaj, transmeton Periskopi.
Pas dëmtimit, ai u dërgua në Francë te klubi i Reimsit ku vazhdoi rikuperimin.
“Operimi shkoi mirë. Fjalët e juaja dhe përkrahja me dedikimin tim do të më kthejnë më të fuqishëm se më parë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushet”, ka shkruar në Instagram. /Periskopi.com/












