Nora Gjakova: Ndjenjë shumë e mirë, gjithmonë është kënaqësi me qenë në podium

Nora Gjakova është kthyer në Kosovë pas triumfit që pati në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’, ku fito medaljen e argjend, shkruan Periskopi. Me të zbritur në aeroport ajo ka mbajtur një konferencë ku ka folur për suksesin e saj në Bjellorusi. “Ndjenjë shumë e mirë gjithmonë është kënaqësi me qenë në podium, pavarësisht çfarë gare […]
Me të zbritur në aeroport ajo ka mbajtur një konferencë ku ka folur për suksesin e saj në Bjellorusi.
“Ndjenjë shumë e mirë gjithmonë është kënaqësi me qenë në podium, pavarësisht çfarë gare është, e sidomos me një garë të nivelit të tillë. Jam shumë e kënaqur që fund të ditës arrita me përfundu në podium edhe pse dëshira ime e madhe ka qenë përsëri me qenë kampione evropiane dhe me fitu medaljen e artë në këtë garë”, ka thënë ajo.
Ajo tha se kjo medalje e ka motivuar më shumë edhe pse ka dashur që të fitoj medaljen e artë.
“Pavarësisht të gjithave unë jam shumë e kënaqur që gjithçka ka shkuar në rregull dhe humbja në finale ka qenë jo pse ajo ishte humbje por ka qenë sepse unë bëra një gabim në fillim por prapë se prapë kjo medalje po më motivon ma shumë dhe vazhdojmë për në Tokio”, u shpreh Nora.
Ajo ndër të tjera ka komentuar medaljen e parë të Loriana Kukës
“Dyjave kjo për Majlinden është medalja e pestë prej kampionateve evropiane, për Lorianen ka qenë një gëzim i veçantë sepse ka qenë medalja e parë dhe jemi gëzu të gjithë”, ka thënë Gjakova, shkruan Periskopi.












