Një shofere si Atifete Jahjaga

Në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK, në Ferizaj sot është duke u mbajtur gara e dytë, disiplina “Auto Slalom” konkurrenca e grave. Hapjen zyrtare të kësaj gare e ka bërë ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga. Ajo tha se me këtë garë do të tregojnë se edhe gatë janë të zonja, sipas saj këtë […]
Hapjen zyrtare të kësaj gare e ka bërë ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga. Ajo tha se me këtë garë do të tregojnë se edhe gatë janë të zonja, sipas saj këtë e dëshmoi edhe Majlinda Kelmendi, dje, shkruan Periskopi.
“Unë gjithmonë kam qenë një lobuese , një përkrahëse e fuqishme e rolit të gruas, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel ndërkombëtare, pra gjithmonë kam lobuar në potencial, në kapacitetin dhe në fuqinë e gruas, dhe shpesh here unë kam dëgjuara zëra se gratë dhe vajzat nuk e kanë vendin sidomos në shumë fusha e ne veçanti në sport, mirëpo gratë gjithmonë po e tregojnë të kundërtën, e tregoi edhe Majlinda e artë me fitimin e medaljes së artë dhe kemi shumë e shumë vajza dhe gra që po e dëshmojnë vetëm jo vetëm në fushën e kulturës, artit dhe sportit, por edhe në shumë fusha të tjera, dhe ato gjithmonë po janë ambasadore, zëri dhe fotografia me e fuqishme e shtetit tonë më të ri të Kosovës”, ka thënë ish presidentja Jahjaga./Periskopi/

















