Ngacmoi modelen përmes Instagramit, përjashtohet nga Kombëtarja e Egjiptit

Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) ka bërë të ditur të mërkurën se futbollisti i kombëtares, Amr Warda, është përjashtuar nga ekipi që po merr pjesë në Kupën e Afrikës, për arsye disiplinore. Në një komunikatë për shtyp EFA sqaron se Warda është përjashtuar për shkak të sjelljes së tij dhe akuzave për ngacmim seksual, transmeton […]

Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) ka bërë të ditur të mërkurën se futbollisti i kombëtares, Amr Warda, është përjashtuar nga ekipi që po merr pjesë në Kupën e Afrikës, për arsye disiplinore.

Në një komunikatë për shtyp EFA sqaron se Warda është përjashtuar për shkak të sjelljes së tij dhe akuzave për ngacmim seksual, transmeton Periskopi.

Ditët e fundit dolën në qarkullim lajme se disa femra janë ankuar për shkak se Warda i ka ngacmuar në rrjetet sociale, me modelen Merhan Keller që akuzon se Warda i ka dërguar mesazhe të papërshtatshme dhe agresive.

Keller më vonë publikoi edhe akuzat e disa femrave të tjera, që pretendojnë se kanë marrë mesazhe nga mesfushori egjiptian, i cili fillimisht kërkon të krijojë raporte romantike, por kur refuzohet bëhet agresiv dhe i dhunshëm.

Aktualisht 25-vjeçari është pjesë e PAOK-ut në Greqi dhe ditët e fundit në Egjipt emri i tij është përfolur më shumë se Mohamed Salah, por për arsye të gabuara, ndaj federata është detyruar të marrë masa urgjente.

Warda luajti si zëvendësues në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës, që Egjipti fitoi 1-0 ndaj Zimbabves. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova