Nga Ishujt Maldive në Kosovë: Rashica rrethohet nga fëmijët me t’u parë në fushë

Pas pushimit disa ditor në Ishujt Maldive, Milot Rashica është rikthyer në Kosovë për të qëndruar për pak ditë, para se të marrë rrugë drejt Gjermanisë për të filluar stërvitjet me Werder Bremen. ‘Djaloshi i Artë’ si çdo herë, një pjesë të madhe të pushimit e kalon në vendlindjen e tij, në Vushtrri, transmeton Periskopi. […]
Pas pushimit disa ditor në Ishujt Maldive, Milot Rashica është rikthyer në Kosovë për të qëndruar për pak ditë, para se të marrë rrugë drejt Gjermanisë për të filluar stërvitjet me Werder Bremen.
‘Djaloshi i Artë’ si çdo herë, një pjesë të madhe të pushimit e kalon në vendlindjen e tij, në Vushtrri, transmeton Periskopi.
Rashica, gjatë ditës së sotme ka rezervuar një surprizë të veçantë për futbollistët e rinj të Vushtrrisë, të cilët i ka vizituar gjatë stërvitjet.
Këtë surprizë, futbollistët e rinj ia kanë kthyer me një dashuri të madhe Rashicës, i cili tashmë është shndërruar në një idhull për ta.
Kujtojmë se Rashica ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit të Kosovës në kualifikimet për Euro 2020. /Periskopi.com/












