Neymar e dëshiron Barçën, por zëvendëspresidenti i klubit katalan ia mbyll derën

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka zbuluar se Neymar e dëshiron një transferim sensacional në klub – por klubi nuk është i interesuar. Cardoner shtoi se nuk ka zhvilluar asnjë negociatë transferimi dhe nuk është diskutuar me Paris Saint-Germainin, transmeton Periskopi. Neymar, i cili është parë në një ballkon të Rio De Zhaneros duke pirë […]
Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka zbuluar se Neymar e dëshiron një transferim sensacional në klub – por klubi nuk është i interesuar.
Cardoner shtoi se nuk ka zhvilluar asnjë negociatë transferimi dhe nuk është diskutuar me Paris Saint-Germainin, transmeton Periskopi.
Neymar, i cili është parë në një ballkon të Rio De Zhaneros duke pirë birra me shokë, besohet se e dëshiron me çdo kusht rikthimin në “Camp Nou” dy vite pas kalimit në Ligue 1.

Por komentet shokuese të Cardonerit e lënë brazilianin në një situatë të palakmueshme.
“Nuk është koha të flasim për ardhje,” tha ai. “Ne jemi në proces të largimeve – është një periudhë që skadon më datën 30 të këtij muaji.

“Gjëja korrekte është të thuhet se Neymari dëshiron të rikthehet te Barcelona, por nuk pajtohem se Barça shqetësohet për transferimin e Neymarit. Ky opsion nuk është mbi tavolinë.
“Ka shumë gjëra rreth largimit të tij që nuk më pëlqyen. Shumë gjëra. Nuk kemi pasur kontakt me të.” /Periskopi.com/













