Muriqi-Galatasaray: Gjithçka vendoset këtë javë

Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal ka deklaruar se shumë shpejt do të vendoset e ardhmja e sulmuesit Vedat Muriqi. Prej kohësh mediet turke kanë shkruar se reprezentuesi kosovar do të shkojë te Galatasaray, transmeton Periskopi. Madje, është raportuar se Muriqi ka arritur marrëveshje personale me gjigantin turk. Por, ende nuk është arritur marrëveshja mes Rizesporit […]
Prej kohësh mediet turke kanë shkruar se reprezentuesi kosovar do të shkojë te Galatasaray, transmeton Periskopi.
Madje, është raportuar se Muriqi ka arritur marrëveshje personale me gjigantin turk.
Por, ende nuk është arritur marrëveshja mes Rizesporit dhe Galatasarayt.

“Kam biseduar me Ali Koç (presidentin e Galatasarayt). Duhet t’i çojmë ato bisedime në fazën përfundimtare. Këtë javë sigurt mund të vendoset gjithçka”, ka thënë Kartal.
“Negociatat po vazhdojnë pas ofertës nga Galatasaray, për shkak të çmimit se kemi përfunduar ende.
“Ne jemi në Stamboll këtë javë. Shpresoj se do të marrim një vendim. Katër klube janë të interesuar për Muriqin. Çmimi? Çmimi është gabim të thuhet”, shtoi ndër të tjera presidenti i Rizesporit. /Periskopi.com/












