Ministria e Arsimit i shpenzoi 76 mijë euro për tekstet e reja

Ministria e Arsimit i shpenzoi 76 mijë euro për tekstet e reja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Arsim për gjithë procesin e zhvilluar për tekstet e reja shkollore. Sipas njoftimit për media, ministri Bytyqi, ndër të tjera tha se, kanë qenë të pritshme vështirësitë në këtë proces, sepse sipas tij, ky është projekti më i madh që […]

Sipas njoftimit për media, ministri Bytyqi, ndër të tjera tha se, kanë qenë të pritshme vështirësitë në këtë proces, sepse sipas tij, ky është projekti më i madh që është realizuar këto vite në MAShT.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat që procesi të shkojë si duhet, duke i respektuar të gjitha aktet ligjore në fuqi.

Në njoftim thuhet se ministri përmendi edhe Ligjin e ri për tekste shkollore duke thënë se ky ligj nuk ka kaluar ende për arsye buxhetore, por ai theksoi se kjo nuk e ka penguar fare këtë proces.

Duke folur për nevojën për tekste të reja shkollore, ministri Bytyqi përmendi mospërputhjen e teksteve me kurrikulën e re, si dhe gabime të shumta të cilat kanë pasur tekstet e vjetra.

Ndër të tjera ai foli për gjithë mbarëvajtjen dhe punën që është bërë që nga fillimi, si dhe për shpenzimet që janë bërë gjatë gjithë procesit, e që janë rreth 76 mijë euro në tërësi.

Ndërsa sa i përket cilësisë së teksteve, ministri Bytyqi theksoi se përgjegjësinë e vlerësimit të tekstit e mbajnë recenzentët, ndërsa MAShT-i ka obligim të kujdeset që procesi të shkojë deri në fund si duhet.

Në këtë komision, Bytyqi, përmendi edhe vendimin e KEPShT-it që në listën përfundimtare të teksteve fituese të futen edhe tekstet që janë poentuar mbi 2.75, e që në listën preliminare kanë qenë vetëm ato që janë poentuar mbi 3.

Megjithatë, ai theksoi se MAShT ka vendosur që t’i pilotojë të gjitha tekstet shkollore dhe nëse vërehet se një tekst nuk është i përdorshëm për mësimdhënie, do të tërhiqet dhe recenzentët do të përgjigjen sipas obligimeve të marra me kontratë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për nevojën e riorganizimit të sistemit arsimor. Me këtë rast, ministri Bytyqi përgëzoi kryetarin e Kamenicës që ka filluar me një projekt të tillë dhe tha se i kanë ofruar mbështetjen e MAShT-it. Ndërsa, theksoi se ky riorganizim është i nevojshëm të bëhet në tërë Kosovën dhe tashmë iu është kërkuar zyrtarisht komunave të dërgojnë informacione të sakta rreth objekteve shkollore, në mënyrë që të shikohen edhe mundësitë e adoptimit në institucione parashkollore aty ku ka mundësi

 

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja