Messi dhuroi një prej goditje më katastrofale që kemi parë ndonjëherë kundër Katarit

Copa America, Gold Cup dhe Kupa e Kombeve të Afrikës janë tre turnetë më të rëndësishëm të këtij muaji. Teksa Argjentina siguroi kualifikimin për në çerekfinale, në Egjipt sapo kanë filluar ndeshjet e para të grupeve për trofeun më të rëndësishëm në Afrikë, transmeton Periskopi. Në ndeshjen ndaj Katarit, për Argjentinën përcaktues ishin golat e […]
Teksa Argjentina siguroi kualifikimin për në çerekfinale, në Egjipt sapo kanë filluar ndeshjet e para të grupeve për trofeun më të rëndësishëm në Afrikë, transmeton Periskopi.
Në ndeshjen ndaj Katarit, për Argjentinën përcaktues ishin golat e Martinez dhe Aguero, ndërsa Lionel Messi ishte tërësisht në hije.
Madje sulmuesi i Barçës u bë protagonist për keq në minutën 73’ të ndeshjes, teksa në tentativë për të goditur topin nga brenda zone e dërgoi tej tutje në ajër, duke na kujtuar penalltinë e Sergio Ramos ndaj Bayern Munich në sezonin 2011-2012.
Për të kopjuar dy të lartpërmendurit mendoi edhe sulmuesi i Kamerunit, Christian Basoggog, i cili në ndeshjen ndaj Guinea Bissau pati një mundësi të artë për të shënuar: 11 metra larg porte, portieri jashtë kuadrati dhe pa mbrojtës pranë tij, por topin e fluturoi në ajër, duke u bërë gazi i botës në rrjetet sociale. /Periskopi.com/
Lionel Ramos Messi?♂️?♂️?♂️
— lovegoals (@lovegoa33730438) June 23, 2019












