Me aktakuzë, a do t’ia lejojë Britania hyrjen kryetarit të FFK’së?

Një muaj më parë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruair O’Connell ka thënë se zyrtarëve të korruptuar do t’iu ndalohet hyrja në shtetin e tij. O’Connell pati deklaruar se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyjë në Britani. Ndërkohë që në Britani në […]
O’Connell pati deklaruar se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyjë në Britani.

Ndërkohë që në Britani në shtator do të zhvillohet loja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës.
Ndeshje kjo që do të bëjë, që zyrtarë e tifozë kosovarë të marrin rrugën për atje.
Por, duke pasur parasysh deklaratën e ambasadorit që të korruptuarit nuk do të lejohen të hynë në Angli, nuk dihet nëse kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të lejohet të udhëtojë për në Angli. Po ashtu nuk dihet nëse edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, do të mund të shkojë atje.
Ndërkohë gjatë ditës kryetari i FFK’së, Agim Ademi, ka pritur në selinë e tij ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështjen e vizave dhe për lehtësimin e procedurave për tifozët dhe stafin për shkuarje në ndeshjet e muajit shtator në Angli. Gjithashtu temë bisede ishte edhe ndeshja e kthimit në muajin nëntor kundër Anglisë, e ku të dyja palët vlerësuan se është një rast shumë i mirë i promovimit të kulturës dhe mikpritjes sonë për tifozët anglezë













