Luftë e tmerrshme për Vedat Muriqin: Tashmë po e kërkon edhe gjiganti italian

Sipas asaj që ka raportuar LaLazioSiamoNoi, klubi romak Lazio është vënë në kërkim të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit. Muriqi aktualisht luan për ekipin turk Caykur Rizespor ku i ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 8 herë gjatë sezonit të fundit. Muriqi është pjesërisht shqiptar çka automatikisht e futë në interesin e drejtorit sportiv të […]
Sipas asaj që ka raportuar LaLazioSiamoNoi, klubi romak Lazio është vënë në kërkim të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit.
Muriqi aktualisht luan për ekipin turk Caykur Rizespor ku i ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 8 herë gjatë sezonit të fundit.
Muriqi është pjesërisht shqiptar çka automatikisht e futë në interesin e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares, i cili është i gatshëm t’i paguajë deri në 10 milionë për kosovarin.
Sidoqoftë, plani nuk është që Muriqi të jetë startues në ekipin e Lazios por të zëvendësojë Ciro Immobilen, yllin e ekipit. /Periskopi












