LDK thotë se nuk pati përleshje sonte në nëndegën e tyre në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar raportimet në media se edhe sonte pati përleshje gjatë zgjedhjeve të brendshme në partinë e tyre, përkatësisht në Mitrovicë. U raportua se gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në nëndegën e fshatit Bare, degradoi situata. Periskopi ka kontaktuar zëdhënësin e partisë për të verifikuar këtë informacion. Besian Mustafa thotë se nuk […]
U raportua se gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në nëndegën e fshatit Bare, degradoi situata. Periskopi ka kontaktuar zëdhënësin e partisë për të verifikuar këtë informacion. Besian Mustafa thotë se nuk ka pasë diçka të tillë atje.
‘Unë sapo kontaktova në Mitrovicë. Nuk ka pasë asgjë’’, ka thënë shkurt Mustafa për Periskopin.
Megjithatë, rrahje të shpeshta pati gjatë këtij procesi në Lidhjen Demokratike. Dy përleshje ndodhën veç në Mitrovicë. Probleme të tilla pati edhe në Malishevë e Ferizaj.
Ndonëse kreu Isa Mustafa kishte fajësuar partitë e tjera se po i shkaktojnë këto parregullsi nëpër degët e tyre, deputetja Vjosa Osmani e konsideron LDK’në si përgjegjësen kryesore.
“Është për keqardhje dhe vështirë të shpjegohen. Varet nga degët, por ka shumë arsye. E arsyetojmë me hyrjen e anëtarëve të partive tjera, por përgjegjësinë primare e kemi ne. S’mund të ikim nga përgjegjësia pse situata të tilla po ndodhin. Nganjëherë vlon gjaku kur ke njerëz me vullnet për ndryshime e ka njerëz që kanë punuar aty qe 50 vjet dhe i kanë ruajtur vlerat”, ka thënë ajo./PERISKOPI/












