Ky është plani i katastrofës në veri, edhe kopshtet e fëmijëve do të lihen pa bukë

Ky është plani i katastrofës në veri, edhe kopshtet e fëmijëve do të lihen pa bukë

Serbia ka filluar me një plan tjetër të bëjë destabilizimin e situatës në Veri të Kosovës, ajo tani ka nisur një inskenim të katastrofës humanitare në katër komunat e veriut Ky inskenim nga shteti i Serbisë në Veri vjen pas vendosjes së taksës dhe me pretekstin se në Veri të Mitrovicës nuk po kanë furnizim […]

Ky inskenim nga shteti i Serbisë në Veri vjen pas vendosjes së taksës dhe me pretekstin se në Veri të Mitrovicës nuk po kanë furnizim me ushqim dhe janë harxhuar gati se të gjitha produktet.

Më shumë se 400  biznese private që operojnë në Veri të Kosovës, po planifikojnë të mbyllin këto biznese private që kanë në atë pjesë pasi nuk po kanë furnizim me ushqim dhe lokalet e tyre kanë mbetur të boshatisura me produkte.

Po ashtu një tjetër ankesë që vjen nga serbët në Veri është se Administrata Tatimore ka filluar një kontrollim të rreptë ndaj bizneseve të serbëve

Këtë plan madje e ka përmendur edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj, ku ka thënë se Beogradi po zbaton një plan për të shkaktuar katastrofë humanitare në Veri.

Radosh Petrovic, kryetari i Shoqatës së Ndërmarrëseve në Veri të Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga Serbia dhe Bashkësitë Ndërkombëtare për furnizimin me ushqim, madje ai ka thënë se kanë mbetur edhe pa furnizim të miellit.

“Në spital, në Qendrën e Studentëve dhe në kopshtin e fëmijëve, nuk ka tani më ushqim”, tha Petrovic për Politika

Petrovic madje ka thënë se nëse Serbia dhe ndërkombëtarët nuk ndërhynë ata do të marrin masa të reja ndaj kësaj çështje që shihet si krizë nga ai.

Ky plan i Serbisë për të shkaktuar një katastrofë humanitare në Veri është vërejtur edhe nga organet më të larta të shtetit ku tani veç se kanë filluar të ndërmarrin me këtë rast.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe, serbët në Kosovë janë ankuar dhe kanë parë si shqetësim furnizimin me produkte.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik