Kupa e Botës: BBC tregon 5 arsye pse futbolli i grave është më i mirë se ai i burrave

Kupa e Botës: BBC tregon 5 arsye pse futbolli i grave është më i mirë se ai i burrave

Ky kampionat botëror në kategorinë e burrave po përcillet anë e mbanë botës me kërshëri të madhe. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar është thyer rekordi i shikueshmërisë për një ndeshje, me 6,9 milionë që e shikuan Anglinë në përballje kundër Kamerunit. Por, ani pse futbolli i burrave mbetet në përgjithësi shumë më i popullarizuar, ka […]

Ky kampionat botëror në kategorinë e burrave po përcillet anë e mbanë botës me kërshëri të madhe. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar është thyer rekordi i shikueshmërisë për një ndeshje, me 6,9 milionë që e shikuan Anglinë në përballje kundër Kamerunit.

Por, ani pse futbolli i burrave mbetet në përgjithësi shumë më i popullarizuar, ka disa forma në të cilat ai i grave po fiton, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

1.Vlera e parave

Në mënyrë që ta shihnit me sytë tuaj një ndeshje futbolli në Kupën e Botës Rusia 2018 vitin e kaluar, duhet të kishit goxha para. Për një vend të mirë në finalen e burrave mes Francës dhe Kroacisë duhet të paguaje mbi 1 mijë Euro.

Ndërkohë, në finalen e grave bileta më e shtrenjtë ishte diku 84 euro. Një ndeshje të zakonshme në kampionatin e sivjetmë botëror mund ta shihni për vetëm 9 euro.

2.Më shumë gola

Statistikat flasin vetë në këtë rast.

Deri tash, gratë i kanë shënuar mesatarisht nga 2,69 gola për ndeshje, duke e kaluar për pak mesataren e vitit të kaluar në Rusi te burrat që ishte 2,64.

3.Gratë iu përmbahen rregullave

Është vërtetuar po ashtu se gratë iu përmbahen më shumë rregullave se sa burrat. Burrat marrin kartona të verdhë e të kuq më shumë se gratë, shtiren se janë të lënduar më shumë, simulojnë më shumë, e zvarrisin lojën më shumë e kështu me radhë.

4.Gara globale

Fituesit e Kupës së Botës te kategoria e burrave kanë qenë nga vetëm tetë vende në dy kontinente – Evropë dhe Amerikë Jugore.

Deri tash, kupën e Botës për gra e kanë fituar katër vende nga tri kontinente dhe për çdo garë ka shansa reale për shumë ekipe që të dalin në fund fituese.

5.Mbështetja për komunitetin LGBT+

Është e turpshme të kuptosh që nuk ka asnjë lojtar hapur gay në Premier Ligë, kategoria e burrave .

Në vitin 1990, Justin Fashanu që kishte luajtur me ekipe si Norwich City dhe Nottingham Forest kishte qenë futbollisti i parë në Britani që kishte dalur hapur si gay.

Por, te gratë çështja ndryshon shumë.

Casey Stoney, që doli hapur si lesbike tha se homoseksualiteti ishte më i pranueshëm te futbolli i grave.

Edhe kapitenia e West Ham United, Gilly Flaherty tha sezonin e kaluar që ishte e tillë./Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova