Kryehen testet mjekësore – gjithçka gati për transferimin e Rrahmanit në Serie A

Amir Rrahmani ka kompletuar testet mjekësore te Hellas Verona, derisa tani pritet të zyrtarizohet te klubi pasi është arritur marrëveshja me Dinamon e Zagrebit. Verona njoftoi në mëngjes se qendër-mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka kryer testet, para se të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare. 25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga […]
Amir Rrahmani ka kompletuar testet mjekësore te Hellas Verona, derisa tani pritet të zyrtarizohet te klubi pasi është arritur marrëveshja me Dinamon e Zagrebit.
Verona njoftoi në mëngjes se qendër-mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka kryer testet, para se të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare.
25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi te Verona.Klubit që këtë sezon u inkuadrua në Serie A pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit. /Periskopi.com/














