Kërkohet ligj i veçantë për Lotarinë e Kosovës, punëtorët kërcënojnë me protesta

Kërkohet ligj i veçantë për Lotarinë e Kosovës, punëtorët kërcënojnë me protesta

Sindikata e Lotarisë së Kosovës lëshoi një deklaratë për media lidhur me situatën e krijuar në këtë ndërmarrje publike si rrjedhojë e pakënaqësive të punëtorëve. Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj. Sipas kësaj sindikate, nga ajo kohë janë […]

Sindikata e Lotarisë së Kosovës lëshoi një deklaratë për media lidhur me situatën e krijuar në këtë ndërmarrje publike si rrjedhojë e pakënaqësive të punëtorëve.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

Sipas kësaj sindikate, nga ajo kohë janë zhvilluar takime dhe shkresa të shumta u janë dërguar institucioneve relevante, mirëpo deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

Ata kanë kërkuar që të bëhet sa më parë inicimi i këtij ligji, ndryshe do të protestojnë.

“Nga takimet e realizuara me të gjitha grupet parlamentare ato kanë shprehur gatishmërinë në përshpejtimin e nxjerrjes së ligjit, por inicimi që duhet të merret nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është ndërmarrë ende. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave”, thuhet në deklaratë.

Si ndërmarrje publike ku aksionare dhe pronare është Qeveria e Republikës së Kosovës, punëtorët e Lotarisë së Kosovës kërkojnë nga e njëjta që të përmbush obligimet që i takojnë si pronare e saj.

“Apelojmë tek institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të iniciojnë sa më parë ligjin e veçantë për Lotarinë e Kosovës dhe të mos na detyrojnë të ndjekim rrugët tjera për realizimin e të drejtave tona, por vetëm përmes rrugëve institucionale ashtu siç kemi vepruar deri më tani”, përfundon deklarata.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja