Juventusi të shpenzojë gati 100 milionë euro në pesë emrat që do ta ndryshojnë skuadrën

Muaji qershor ka qartësuar planin dhe strategjitë e Juventusit. Një blerje e madhe në mbrojtje, dy lojtarë me kosto zero në mesfushë, një lider në dhomat e zhveshjes dhe një trajner i thirrur për të bashkuar ekipin në emër të një ideje të re, kontrollin e lojës dhe ndeshjes, transmeton Periskopi. Në mënyrë të detajuar, […]
Një blerje e madhe në mbrojtje, dy lojtarë me kosto zero në mesfushë, një lider në dhomat e zhveshjes dhe një trajner i thirrur për të bashkuar ekipin në emër të një ideje të re, kontrollin e lojës dhe ndeshjes, transmeton Periskopi.
Në mënyrë të detajuar, siç ka shpjeguar “Gazzetta dello Sport”, Juventus ka shpenzuar 3,7 milionë euro për Ramseyn, do të shpenzojë rreth 15 për Demiral, pak a shumë 10 për Rabiot (bonus për nënshkrimin e kontratës), 70 për De Ligt, asgjë për Buffon.
Më pak se 100 milionë euro për kartonët e pesë lojtarëve që do të ndryshojnë skuadrën. Rrogat e tyre do të rëndojnë, por bardhezinjtë kanë përjetuar revolucione më të dhimbshme në të kaluarën. /Periskopi.com/












