Isa Mustafa takon ambasadorin që bëri potere për veteranët në Drenicë: E njofton për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, ka pritur në zyret e partisë më të moçme parlamentare në vend ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebetin. Ky i fundit ishte bërë goxha i famshëm në vend kur para disa muajsh kishte sulmuar pushtetin për abuzimet me listat e veteranëve të luftës, shkruan Periskopi. […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Isa Mustafa, ka pritur në zyret e partisë më të moçme parlamentare në vend ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebetin.
Ky i fundit ishte bërë goxha i famshëm në vend kur para disa muajsh kishte sulmuar pushtetin për abuzimet me listat e veteranëve të luftës, shkruan Periskopi.
Mustafa njofton e ka informuar Lebetin me zhvillimet aktuale politike në vend, “me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socioekonomik në vend.”
Kreu i LDK-së po ashtu e ka falënderuar shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit.
Ky është statusi i plotë i z.Mustafa:
Sot, gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.
Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.
Ambasadori Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë.











