Hysaj-Juventus: Zhvillim i bujshëm

Maurizio Sarri ka piketuar zëvendësuesin e Jao Cancelos. Portugezi do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, pasi trajneri nuk e do më në skuadër. Pep Guardiola e do, ndërsa kampionët e Italisë duan në skuadër Ricardo Pereiran, transmeton Periskopi. Lojtari i Leicester-it ishte zbulimi i sezonit për “dhelprat”, pasi u shpall si më i miri […]
Maurizio Sarri ka piketuar zëvendësuesin e Jao Cancelos. Portugezi do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, pasi trajneri nuk e do më në skuadër.
Pep Guardiola e do, ndërsa kampionët e Italisë duan në skuadër Ricardo Pereiran, transmeton Periskopi.

Lojtari i Leicester-it ishte zbulimi i sezonit për “dhelprat”, pasi u shpall si më i miri i sezonit. Ai firmosi për 23 milionë euro nga Porto dhe tashmë mund të shkojë në Itali.
Mbrojtësi i krahut të djathtë do që të jetë pjesë e skuadrës së Portugalisë që do të luajë në Euro 2020, prandaj kërkon kalimin në Torino. Një operacion që largon dhe më shumë Elseid Hysajn nga Juventusi.












