Haradinaj: Jemi një vend i vogël që synojmë anëtarësimin në Evropë dhe NATO

Haradinaj: Jemi një vend i vogël që synojmë anëtarësimin në Evropë dhe NATO

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve nga Shajaku, organizuar nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. Kryeministri Haradinaj tha se është i gëzuar që sheh një bashkëpunim ndërmjet shumë organizatave dhe grave të Prizrenit, një porosi kjo e mirë e ruajtjes së traditës së Shajakut, por dhe për […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve nga Shajaku, organizuar nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren.

Kryeministri Haradinaj tha se është i gëzuar që sheh një bashkëpunim ndërmjet shumë organizatave dhe grave të Prizrenit, një porosi kjo e mirë e ruajtjes së traditës së Shajakut, por dhe për të krijuar shpresë për vende të punës në të ardhmen.

Duke falënderuar të gjithë ata që janë meritor për suksesin e sotëm, Haradinaj tha sa të mirë jemi ne, sidomos sa të mirë janë edhe turqit e Kosovës.

“Kosova është shembull i bashkëpunimit të komuniteteve dhe ju mund të llogaritni në miqësinë tonë me Turqinë. Populli i Kosovës është falënderues për përkrahjen e Republikës së Turqisë dhënë Kosovës. Jemi një vend i vogël me shumë sfida, që synojmë anëtarësimin në Evropë dhe NATO, dhe nuk është e lehtë për një vend të vogël si Kosova. Kemi nevojë për më shumë njohje të vendeve të botës, por gjithë e dimë se Kosova nuk e harron ndihmën, përkrahjen dhe respektin që na bëhet”, tha Haradinaj.

Ai në shenjë mirënjohje kryetares së organizatës së grave “Orkide”, Sevgi Kervan, i ka dhuruar librin “Kosova”, në të cilën është e përmbledhur e gjithë pasuria e Kosovës.

Në fjalën e saj kryetarja e organizatës së grave “Orkide”, Sevgi Kervan, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë.

Nga një fjalë e kanë mbajtur edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar dhe deputeti Fikrim Damka.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale e qendrore.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik