Gjithçka gati për transferimin e madh nga PSG te Juventusi

Adrien Rabiot duket se sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Juventusit, pasi agjentia dhe nëna e tij mohoi raportet se Paris Saint-Germaini i ka ofruar kontratë të re atij. Raportet nga Franca potencuan të mërkurën mbrëma se Rabiot kishte kërkuar nga Juve që ta qetësojë interesimin, pasi drejtori i ri i PSG-së, Leonardo i […]
Raportet nga Franca potencuan të mërkurën mbrëma se Rabiot kishte kërkuar nga Juve që ta qetësojë interesimin, pasi drejtori i ri i PSG-së, Leonardo i kishte bërë atij një ofertë për të qëndruar, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, Veronique është shprehur: “Dua ta mohoj publikisht këtë.

“Është absolutisht false, nuk pati biseda mes Leonardos dhe meje. Kam folur me të një herë në telefon që prej kur jam kthyer dhe i thamë lamtumirë njëri-tjetrit me mirësi.”
Nëna e mesfushorit pastaj u pyet për ndonjë zhvillim të ri rreth transferimit të tij potencial te “Zonja e Vjetër”.
“E dini, në futboll jemi shumë të kujdesshëm. Është më mirë të them sa më pak që është e mundur, derisa asgjë nuk ka përfunduar.” /Periskopi.com/












