Gazeta angleze zbulon ato që askush s’i dinte për Muriqin: I dhunshëm, i turpshëm, me tri vende që i quan atdhe, Guardiola e shihte si mesfushor

Klubi legjendar anglez që garon në EFL Championship, Nottingham Forest, e që për trajner e ka Martin O’Neillin dhe për ndihmëstrajner e ka Roy Keane-in, është bërë gati të transferojë portierin kosovar Aro Muriq. Tashmë, mediat e këtij qyteti e marrin të mirëqenë transferimin e tij në City Ground, te ekipi që e ka fituar […]
Klubi legjendar anglez që garon në EFL Championship, Nottingham Forest, e që për trajner e ka Martin O’Neillin dhe për ndihmëstrajner e ka Roy Keane-in, është bërë gati të transferojë portierin kosovar Aro Muriq.
Tashmë, mediat e këtij qyteti e marrin të mirëqenë transferimin e tij në City Ground, te ekipi që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, shjkruan Periskopi.
Ata i kanë bërë një përshkrim karrierës interesante të 20 vjeçarit.
Gazeta NottinghamPost e ka titulluar shkrimin e saj “Aro Muric: Tri vende që i quan atdhe, dy kartona të kuq dhe një të ardhme për Manchester Cityn”.
Më poshtë e keni të përkthyer nga portali ynë përshkrimin që i bëhet portierit të parë të kombëtares kosovare.
Muriq është lindur në Cyrih të Zvicrës nga prindër shqiptarë. Ai nuk e kishte nisur karrierën si portier deri në moshën 11 vjeçare.
Ai iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2015 nga Grasshoppersi pasi së pari kishte qenë në prova te Manchester United. Megjithatë, ai i kishte refuzuar ‘Djajtë e Kuq’.
Muriqi arriti që të luante për Kombëtaren e Malit të Zi te shpresat e U-21 dy herë, duke u përjashtuar me karton të kuq në të dyja rastet. Herën e parë kishte luajtur me dorë jashtë zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit dhe herën e tyre ia kishte shtypur kokën kundërshtarit.
Më pas, Muriq e kishte ndërruar kombëtaren duke kaluar te Kosova, ku e kishte bërë debutimin e tij në vitin 2018. Prej atëherë, Muriq i ka bërë 5 ndeshje për Dardanët, dhe e kishte fituar kështu vëmendjen e trajnerit Martin O’Neill.

Duke qenë i gjatë 2 metra, Muriq është lojtari më i gjatë në fushë. Ai thuhet se është rritur për 20 centimetra nga mosha 15 deri në moshën 18 vjeçare.
Pavarësisht kësaj gjatësie, ai luan shumë mirë me topin, madje deri në atë masë sa trajneri i Manchester Cityt kishte menduar ta vendoste në mesfushë.
Pasi ishte lënduar portieri i dytë i Cityt, Claudio Bravo, Muriq ishte ftuar te ekipi i parë i Cityt duke i bërë pesë performanca fantastike.
“Ai është një djalë i ri, dhe është shumë i turpshëm. Ai meriton duartrokitje të madhe,” kishte thënë Guardiola pas ndeshjes së fituar me penallti kundër Leicester Cityt në çerekfinale të Carabao Cup. /Periskopi












