Feronikeli fiton para të majme nëse kalon rrethin e parë parakualifikues në Champions League

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli sonte luan në kuadër të parakualifikimeve për në Champions League. Skuadra nga Drenasi përballë do të ketë kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps me fillim nga ora 20:45, transmeton Periskopi. Për herë të parë cikli parakualifikues i Ligës së Kampionëve do të mbahet në Kosovë. Do të jetë pikërisht […]
Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli sonte luan në kuadër të parakualifikimeve për në Champions League.
Skuadra nga Drenasi përballë do të ketë kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps me fillim nga ora 20:45, transmeton Periskopi.
Për herë të parë cikli parakualifikues i Ligës së Kampionëve do të mbahet në Kosovë. Do të jetë pikërisht stadiumi “Fadil Vokrri”, arenë e ballafaqimit të kampionëve nga katër vendet anëtare të UEFA-s.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, prej orës 15:00, do të ballafaqohen kampioni i San Marinos – Tre Penne dhe ai i Andorrës, Santa Coloma.

Skuadrat fituese nga ndeshjet gjysmëfinale do të ballafaqohen të premten në finale, në orën 20:45, ndeshje e cila po ashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK1.
Fituesi i këtij cikli parakualifikues e fiton të drejtën e pjesëmarrjes në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe njëherësh mbush arkat e klubit edhe me 230 mijë euro.
Në rast se Feronikeli ia del ta fitojë këtë miniturne, atëherë do të përballet me klubin uellsian, The Neë Saints, derisa në rast suksesi edhe në përballjet me kampionin e Uellsit, atëherë në rrethin e dytë kualifikues, Nikli do të kishte punë me klubin danez, Kobenhavn. /Perispo.com/












