Ekskluzive – Shefat Isufi për humbjen kundër Billi Joe Saunders: E kam shkarkuar trajnerin, më përgatiti keq

Ekskluzive – Shefat Isufi për humbjen kundër Billi Joe Saunders: E kam shkarkuar trajnerin, më përgatiti keq

Boksieri nga Lugina, Shefat Isufi në një intervistë për Periskopin ka zbuluar detaje ekskluzive rreth meçit të cilin e humbi kundër britanikut të njohur, Billy Joe Saunders më 19 maj. Isufi pati mundësinë të fitonte titullin WBO në peshat super të mesme, por fitorja me vendim unanim i takoi rivalit i cili edhe ashtu konsiderohej […]

Boksieri nga Lugina, Shefat Isufi në një intervistë për Periskopin ka zbuluar detaje ekskluzive rreth meçit të cilin e humbi kundër britanikut të njohur, Billy Joe Saunders më 19 maj.

Isufi pati mundësinë të fitonte titullin WBO në peshat super të mesme, por fitorja me vendim unanim i takoi rivalit i cili edhe ashtu konsiderohej favorit para ndeshjes, shkruan Periskopi.

Duhet pranuar se ishte një paraqitje dominuese nga Saunders, derisa në një intervistë për Periskopin, Isufi ka zbuluar detaje befasuese duke thënë se e ka shkarkuar trajnerin pasi nuk e përgatiti si duhet teknikisht.

“Ishte një gabim nga ana e trajnerit që m’ka përgatitë gabim teknikisht dhe nuk ka pasur Plan B,” thotë Isufi.

“Për mu ka qenë e vështirë ta ndryshoj teknikën sepse ashtu m’ka përgatitë katër muaj.”

I pyetur nëse ka marrë masa ndaj këtij trajneri, 29-vjeçari ka shtuar:

“E kam largu nga stafi dhe shpresoj se së shpejti do të gjej trajner më të mirë.”

Rreth meçit të ardhshëm

“Nuk kam plane për meçin e radhës. Do të pauzoj edhe pak.

“Me përgatitje kam fillu, por nuk kam plan për ndeshje. Pas dy muajsh do të shohim.

“Po mendoj pas dy muajve të zhvillojë ndonjë meç.”

A ka ndiku mentalisht humbja kundër Billy Joe Saunders?

Image result for shefat isufi 2019

“Ka ndiku, jo pse kam humb por ka ndiku shumë sepse nuk kam mund t’i tregoj aftësitë e mia.”

Krejt në fund, Redaksia e Periskopit e ka pyetur boksierin i cili ka një bilanc 27-4-2, nëse ka dëgjuar për meçin e shumëpërfolur mes Petrit Mazrekajt dhe birit të kriminelit serb Arkan dhe çka pret nga ajo ndeshje, dhe ka marrë këtë përgjigje:

“Nuk kam dëgju, por i dëshiroj shumë suksese. Besoj se do të ketë përkrahjen e të gjithë shqiptarëve dhe do të na bëjë krenarë.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova