E pabesueshme: Sarri zbulon sa cigare i konsumon në ditë, vështirë se dikush mund t’ia kalojë në këtë aspekt

Tregoni ndonjë storie më të mirë dashurie se Maurizio Sarri dhe cigarja… Italiani u bë i famshëm për konsumimin e tyre gjatë kohës së tij në Serie A dhe te Chelsea në Premier League, transmeton Periskopi. Ka pasur spekulime rreth numrit të cigareve që italiani i konsumon në ditë, derisa tani vetë ai e ka […]
Tregoni ndonjë storie më të mirë dashurie se Maurizio Sarri dhe cigarja…
Italiani u bë i famshëm për konsumimin e tyre gjatë kohës së tij në Serie A dhe te Chelsea në Premier League, transmeton Periskopi.
Ka pasur spekulime rreth numrit të cigareve që italiani i konsumon në ditë, derisa tani vetë ai e ka zbuluar numrin.

Totali i ditës? Epo, është plot 60, që nënkupton se Sarri konsumon 420 cigare në javë, 1,825 në muaj dhe 21,900 në vit.
“Unë tymos 60 cigare në ditë, që është me siguri shumë,” tha ai.
“Nuk e ndjej nevojën për të pirë gjatë ndeshjeve, por menjëherë pas tyre është e nevojshme.” /Periskopi.com/












