E konfirmon zv.presidenti i Barcelonës: Neymar ka kërkuar të kthehet te Barça

E konfirmon zv.presidenti i Barcelonës: Neymar ka kërkuar të kthehet te Barça

Neymari ka kërkuar të kthehet në Barcelonë këtë verë, por ende nuk ka pasur bisedime me Paris Saint-Germainin për të, ka thënë të enjten zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner. Muajt e fundit mediat e ndryshme botërore raportuan se Neymar është i palumtur në Francë dhe se dëshiron të kthehet në atë që e ka quajtur, […]

Muajt e fundit mediat e ndryshme botërore raportuan se Neymar është i palumtur në Francë dhe se dëshiron të kthehet në atë që e ka quajtur, shtëpi, në Camp Nou.

Kjo tani është konfirmuar edhe nga numri dy i gjigantit katalonas.

Sulmuesi brazilian iu bashkua PSG-së verën e vitit 2017 nga kampioni spanjoll për një shumë rekord botëror tash e asaj dite, 222 milionë euro.

Neymar ka bërë gola dhe ka fituar trofe në PSG, por thuhet se i ka munguar lumturia prandaj edhe po kërkon të largohet këtë verë.

Është raportuar se Barcelona do të donte ta kthente në klub atë, por deri tani nuk ka pasur bisedime për këtë.

“Nuk është koha të flasim për blerjet. Jemi në një proces shitjes, në një periudhë që do të mbarojë më 30 të këtij muaji”, tha Cardoner i pyetur për Neymarin.

“Gjëja e saktë që duhet thënë është se Neymari dëshiron të kthehet në Barcelonë, ama nuk pajtohem se brengoset për transferimin e Neymarit, kjo nuk është në agjendë. Mua nuk më kanë pëlqyer shumë gjëra për largimin e tij, shumë gjëra”, shpjegoi ai.

“Ka pohime se ne e kemi blerë Neymarin. Nuk e kemi blerë askënd. Ne nuk e kemi ruajtur kontaktin me të. Ai dhe shumë të tjerë duan të luajnë për Barcelonën”, shtoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova