E jashtëzakonshme: Prishtina arrin të bëj katër pasime radhazi ndaj amatorëve nga Gjibraltari

Prishtina është duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë ekipit St.Joseph’s nga Gjibraltari. Në fakt, emri i ekipit amator në fjalë nuk ka kurrfarë rëndësie, por po e përmendim edhe pse do të harrohet brenda pak minutash. Gjibraltari është një copë e vogël toke në Spanjë, nën protektoratin e Mbretërisë së Bashkuar. Pra, është një […]
Prishtina është duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë ekipit St.Joseph’s nga Gjibraltari.
Në fakt, emri i ekipit amator në fjalë nuk ka kurrfarë rëndësie, por po e përmendim edhe pse do të harrohet brenda pak minutash. Gjibraltari është një copë e vogël toke në Spanjë, nën protektoratin e Mbretërisë së Bashkuar. Pra, është një copë e vogël toke dhe jo shtet më vete, si Kosova.
Ajo e ka një territor prej 6,2 kilometrash katrorë. Kosova i ka 10 mijë e 908 kilometra katrorë (duke përfshirë edhe Çakorrin, Zhlebin, Bjelluhën etj.) Sidoqoftë, kjo copë toke sa troha është pranuar në UEFA dhe luan rregullisht me kombëtare në nivel kombëtaresh e me ekipe në nivel ekipesh.
Në fakt, në nivelin e kombëtareve nuk luan por humb. Përdhunohet nga secili vend me të cilin luan. Ndërsa, në nivelin e ekipeve, luan me ekipe amatore nga Andora e Ishujt Faroe.

Tash, edhe nga Kosova. Ndeshja e sotme nisi me brohorimat përkrahëse të Plisave. Fusha në stadiumin Fadil Vokrri ishte mjaft e përshtatshme për lojë. Por, ndeshja u duk tepër zhgënjyese, bile torturuese. Futbollistët vraponin tepër ngadalë.
Madje, as lojtarët e Prishtinës nuk ia dilnin t’i kompletonin katër pasime të sakta në fazën ofanzive. Dukej sikur topi nuk i bindej lojtarëve të ekipeve por kishte tekat dhe rrebet e tij. Këto teka bënë që Prishtina të shënonte përmes një penalltie të fituar nga një sulmues.
E më pas, po këto teka bënë që të shënonte edhe ekipi nga Gjibraltari. Çka do të ndodh më pas, është po ashtu në varësi të tekave të topit, pasi që në një ndeshje si kjo, duket krejt e parëndësishme taktika e përgatitur. /Periskopi












