Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane

Edhe Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat e dyta Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë. Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga danezja me shumë përvojë, Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të […]

Boksierja me të ardhme të ndritur, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga danezja me shumë përvojë, Ditte Frostholm, në rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0.

Donjeta dha maksimumin dhe humbja e sotme është vetëm një përvojë e fituar.

Kujtojmë që ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë.

Në boks sot është eliminuar edhe Shpëtim Bajoku, që ka humbur në përballjen me Ahmad Shtiwin e Izraelit në kategorinë deri në 64 kilogramë.

Kosova deri më tani në Minsk ka siguruar dy medalje, një të artë nga Majlinda Kelmendi dhe një të argjendtë nga Nora Gjokva në xhudo.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova