Donald Trump kapet me kapitenen e ekipit amerikan të futbollit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngucakeqi Donald Trump, e ka kritikuar kapitenen e ekipit amerikan të grave në futboll Megan Rapinoe në Twitter, duke i thënë “mos e çndero vendin tënd” pasi ajo deklaroi se nuk do ta vizitonte Shtëpinë e Bardhë nëse do ta fitojnë Kupën e Botës. Trump tha se Rapinoe, […]

Trump tha se Rapinoe, e cila i ka shënuar dy penallti në ndeshjen kundër Spanjës që e çoi vendin e saj drejt çerekfinales, duhet “të fitojë para se të flas”.

Ai më vonë tha se do të ftonte ekipin kombëtar të grave në futboll edhe nëse nuk ia dalin të fitojnë Kupën e Botës.

Rapinoe, 33 vjeçare, ka qenë tepër e zëshme për çështje të drejtësisë sociale, përkthen Periskopi nga BBC.

Mbrëmë, edhe bashkëlojtarja Ali Krieger postoi në Twitter se i qëndronte pas kapitenes së saj që të mos vizitonte Shtëpinë e Bardhë.

Alex Morgan, sulmuesja e mirënjohur kishte thënë paraprakisht se nuk do ta pranonte një ftesë nga presidenti amerikan, po ashtu.

“Megani nuk duhet që kurrë ta çnderojë vendin e saj, Shtëpinë e Barrdhë, apo Flamurin tonë, veçanërisht meqë vendi ka bërë aq shumë për të dhe ekipin,” kishte postuar Trump.

“Bëhu krenare për flamurin që e mban. ShBA-ja është E MADHE.”

Duhet thënë se Trumpi fillimisht e kishte përmendur [bërë tag] një Megan tjetër, me vetëm dy ndjekës dhe jo lojtaren amerikane. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova