Dje u mposht nga Majlinda Kelmendi, por shihni momentin kur rusja e përplas për toke Putinin (Video)

Xhudistja ruse, Natalia Kuziutina, e cila ishte ndeshur me presidentin Vladimir Putin në fillim të këtij viti, dje është mposhtur nga e arta Majlinda Kelmendi në Lojërat Evropiane në Bjellorusi, raporton Periskopi. Kuziutina, 30 vjeçe mori medaljen e argjentë në ‘Minsk 2019’, ku arriti në finalen e kategorisë 52 kg të femrave, por që u […]
Kuziutina, 30 vjeçe mori medaljen e argjentë në ‘Minsk 2019’, ku arriti në finalen e kategorisë 52 kg të femrave, por që u rrah nga kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi.
Por Kuziutina kishte marrë një medalje edhe në Rusi, në fillim të këtij viti pasi u përball me Putinin në një ngjarje në Soçi.
Kuziutina nga mediat u quajt ‘gruaja që e ndau në dysh Putinin’,pasi e mposhti në xhudo.
Rusia aktualisht ka 6 medalje të arta, pesë nga argjendi dhe katër medalje bronzi.
Kelmendi në finale e mposhti kundërshtaren nga Rusia, Natalia Kuziutina, për ta fituar të artën në “Golden Score”.












