Brenda jahtit luksoz që e mori me qera për 200 mijë euro në javë Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka shijuar një pushim të merituar në French Riveira këtë javë. 34-vjeçari po i shijon rrezet e diellit në jug të Francës pas një sezoni të suksesshëm debutues te Juventusi, transmeton Periskopi. Ronaldo shënoi 21 gola në Serie A këtë fushatë, derisa Juve triumfoi në kampionat me 11 pikë diferencë nga vendi […]
Cristiano Ronaldo e ka shijuar një pushim të merituar në French Riveira këtë javë.
34-vjeçari po i shijon rrezet e diellit në jug të Francës pas një sezoni të suksesshëm debutues te Juventusi, transmeton Periskopi.
Ronaldo shënoi 21 gola në Serie A këtë fushatë, derisa Juve triumfoi në kampionat me 11 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Gjërat u përmirësuan edhe më shumë për portugezin pasi Kombëtarja e tij mposhti Holandën 1-0 në finale të Ligës së Kombeve më herët këtë muaj.

Sidoqoftë, pesë herë “Topi i Artë” së fundmi ka publikuar foto nga pushimet e tij luksoze në jaht.
Këto foto janë publikuar vetëm disa ditë pasi ai pushoi në një vilë që kushton 8 mijë euro nata në Greqi.
Çfarë jete.
Në fakt, jahti ku ai tani po qëndron quhet “Africa 1” dhe raportohet se kushton 200 mijë euro java për ta marrë me qera.
Jahti i ndërtuar në vitin 2010 mund të akomodojë 12 mysafirë në gjashtë kabina.

I dizajnuar nga Francois Zuretti dhe Stefano Natucci, jahti ka xhakuzi dhe kinema.
Nëntë pjestarë të stafit punojnë në bord të cilët përkujdesen që të ftuarve të mos u mungojë asgjë.

Luksi nuk përfundon këtu, pasi “Africa 1” gjithashtu ka palestër së bashku me paisje për sportet e notit, përfshirë xhetski dhe rrëshqitëse në ujë. /Periskopi.com/























