Barcelona mund të përfshijë njërin prej dy emrave të mëdhenj në marrëveshjen për Neymarin

Po duket shumë i mundur rikthimi i Neymarit te Barcelona. Që prej kur braziliani u transferua te Paris Saint-Germaini, ai është përcjellur nga raportet se ai do të rikthehet në futbollin spanjoll te Barça ose Real Madridi, transmeton Periskopi. Neymar, i cili u transferua në Paris për një shumë rekorde, zëshëm i ka mohuar këto […]
Që prej kur braziliani u transferua te Paris Saint-Germaini, ai është përcjellur nga raportet se ai do të rikthehet në futbollin spanjoll te Barça ose Real Madridi, transmeton Periskopi.
Neymar, i cili u transferua në Paris për një shumë rekorde, zëshëm i ka mohuar këto raporte në të kaluarën, por duket se ai do të ribashkohet me Barcelonën pas një sezoni jo shumë të frytshëm në Francë.

Sipas “Globo Esporte”, Barcelona po bën progres të madh në marrëveshjen për lojtarin dhe madje është e gatshme t’ia ofrojë PSG-së një ose më shumë lojtarë nga një listë që e ka përpiluar.
Lojtarët që po konsiderohen për një kalim te PSG si pjesë e marrëveshjes për Neymar janë: Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti.
Mbetet e paqartë nëse PSG dëshiron të pranojë ndonjërin nga lojtarët, ose nëse dëshirojnë që Barça ta thyejë rekordin botëror të transferimeve për lojtarin. /Periskopi.com/












