Arrihet marrëveshja 55 milionëshe – ky do të jetë transferimi i bujshëm i Man Unitedit

Manchester United ka arritur marrëveshje me Crystal Palace për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka për 55 milionë euro. Kjo sipas gazetarit të “BBC Sport’s”, David Ornstein, i cili potencon se Wan-Bissaka pritet të udhëtojë drejt veriut për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, transmeton Periskopi. Ai gjithashtu pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Unitedin, sipas […]
Manchester United ka arritur marrëveshje me Crystal Palace për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka për 55 milionë euro.
Kjo sipas gazetarit të “BBC Sport’s”, David Ornstein, i cili potencon se Wan-Bissaka pritet të udhëtojë drejt veriut për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Unitedin, sipas të cilës do të marrë një pagë javore prej 90,000 eurove – rritje e madhe nga 13,000 eurot sa fiton tani në javë në “Selhurst Park”.
Transferimi i Wan-Bissakas është një hap në drejtimin e duhur për Unitedin, klub i cili ka stagnuar në vitet e fundit sidomos në repartin e mbrojtjes. /Periskopi.com/












