Ardita Zejnullahu e mbyll aventurën në Lojërat Evropiane – eleminohet nga britanikja

Shigjetarja nga Kosova, Ardita Zejnullahu e ka mbyllur aventurën e saj në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” duke u eleminuar sot nga britanikja, Michaela Bryony Pitman në 1/32 e finales, transmeton Periskopi. Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje […]
Shigjetarja nga Kosova, Ardita Zejnullahu e ka mbyllur aventurën e saj në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” duke u eleminuar sot nga britanikja, Michaela Bryony Pitman në 1/32 e finales, transmeton Periskopi.
Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.
Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi tha se pjesëmarrja në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikes, ku kishte edhe emocione. /Periskopi.com/












