Ajo që u kishte thënë Klopp lojtarëve pas humbjes 3-0 nga Barça është vërtetë interesante

Lojtarët dhe fansat e Liverpoolit nuk do ta harrojnë asnjëherë sezonin e kaluar në Champions League. Nga fitorja 3-1 kundër Bayern Munichut si mysafir në çerekfinale, te rikthimi sensacional kundër Barcelonës për të arritur në finale, “Të Kuqtë” ishin të jashtëzakonshëm, transmeton Periskopi. Liverpooli mposhti Lionel Messin me shokë në ndeshjen e dytë, duke fituar […]
Lojtarët dhe fansat e Liverpoolit nuk do ta harrojnë asnjëherë sezonin e kaluar në Champions League.
Nga fitorja 3-1 kundër Bayern Munichut si mysafir në çerekfinale, te rikthimi sensacional kundër Barcelonës për të arritur në finale, “Të Kuqtë” ishin të jashtëzakonshëm, transmeton Periskopi.
Liverpooli mposhti Lionel Messin me shokë në ndeshjen e dytë, duke fituar 4-0, pasi përballjen e parë e kishin humbur me rezultat 3-0.
Fabinho u transferua në “Merseyside” nga Klopp verën e kaluar dhe në një intervistë së fundmi për “Globo”, braziliani zbuloi fjalët e trajnerit pas humbjes në “Camp Nou”.

“Emocionet që ai ka në skaje të fushës, madje edhe kur flet me reporterët, nuk janë aspak fallce,” tha Fabinho.
“Ai është djalosh i gjatë që i pëlqen të qeshë. Nganjëherë ai është në një dhomë tjetër dhe ne e dëgjojmë duke qeshur.
“Pas ndeshjes kundër Barcelonës në ‘Camp Nou’, Klopp erdhi në zhveshtore i lumtur duke na lavdëruar. ‘Çfarë ndeshje fantastike keni bërë, një prej më të kompletuarave.’
“Ne humbëm 3-0, por mendoj se ne bëmë një ndeshje të mirë atë ditë.” /Periskopi.com/













