Zyrtare: Spalletti largohet nga Interi

Interi e ka konfirmuar se Luciano Spalletti ka ndarë rrugët me klubin, duke i hapur rrugë emërimit të Antonio Contes. Konfirmimi ka ardhur si befasi, pasi Spalletti ende është në zi pas humbjes së vëllaut vetëm dy ditë më parë. “Internazionale Milano konfirmon se Spalletti nuk është trajner i skuadrës së parë,” shkruhet në njoftimin […]
Interi e ka konfirmuar se Luciano Spalletti ka ndarë rrugët me klubin, duke i hapur rrugë emërimit të Antonio Contes.
Konfirmimi ka ardhur si befasi, pasi Spalletti ende është në zi pas humbjes së vëllaut vetëm dy ditë më parë.
“Internazionale Milano konfirmon se Spalletti nuk është trajner i skuadrës së parë,” shkruhet në njoftimin e klubit.
“Klubi falenderon Spallettin për punën dhe rezultatet e arritura.” /Periskopi.com/












