Zyrtare: Shpallet ‘Lojtari i Sezonit’ në Premier League

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është shpallur lojtari i sezonit në Premier League për këtë edicion. Në 37 ndeshje të ”Të Kuqve” deri tani në kampionat, mbrojtësi holandez ka munguar vetëm 35 minuta, derisa ka qenë krucial në rrugëtimin e djelmoshave të Jurgen Kloppit drejt pozitës së dytë, duke ndihmuar skuadrën ta mbajë plot […]
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është shpallur lojtari i sezonit në Premier League për këtë edicion.
Në 37 ndeshje të ”Të Kuqve” deri tani në kampionat, mbrojtësi holandez ka munguar vetëm 35 minuta, derisa ka qenë krucial në rrugëtimin e djelmoshave të Jurgen Kloppit drejt pozitës së dytë, duke ndihmuar skuadrën ta mbajë plot 20 herë portën të paprekur.

Van DIjk gjithashtu ishte shpallur edhe ”Lojtari i Vitit” në Premier League muajin e kaluar.
Për ta fituar këtë çmim, Van Dijk mposhti garën e Sadio Manes, Mohamed Salahut, Sergio Agueros, Bernardo Silvas, Raheem Sterlingut dhe Eden Hazardit. /Periskopi.com/
Congratulations, @VirgilvDijk! ?
VVD is the 2018/19 @premierleague Player of the Season. ?? pic.twitter.com/TeB2n7MZ57
— Liverpool FC (@LFC) May 12, 2019












