Zyrtare: Milani e largon Gattuson, ky i fundit tregohet heroik dhe i falë borxhin

Gennaro Gattuso ka njoftuar se do të largohet nga detyra e tij si kryetrajner i Milanit. Rossonerët nuk ia dolën të siguronin një vend për në kualifikimet e Champions League pavarësisht fitores ndaj SPAL-it me rezultat 3-2. Vendin e tretë e zuri Atalanta ndërsa vendin e katërt Interi. Gattusos i mbaronte kontrata në vitin […]
Gennaro Gattuso ka njoftuar se do të largohet nga detyra e tij si kryetrajner i Milanit. Rossonerët nuk ia dolën të siguronin një vend për në kualifikimet e Champions League pavarësisht fitores ndaj SPAL-it me rezultat 3-2.
Vendin e tretë e zuri Atalanta ndërsa vendin e katërt Interi.
Gattusos i mbaronte kontrata në vitin 2021, dhe ka konfirmuar se do ta linte klubin dhe s’do t’i kërkonte klubit kompensimin për borxhin e mbetur.
“Vendimi për ta lënë bankinën e Milanit nuk është i lehtë por është vendim që duhej të merrej,” i tha ai Repubblicas. “Nuk kishte një moment të saktë në të cilin vendosa, ishte rezultati i këtyre 18 muajve si trajner i ekipit që për mua do të mbetet unik. Muaj që i jetova me pasion të madh, muaj të paharrueshëm.”
Më tej, legjenda e Milanos shtoi se lidhja e tij me Milanin kurrë nuk do të ishte çështje e parave.
Gattuso e kishte marrë drejtimin e Milanit në nëntor të vitit 2017. /Periskopi












