Zubin Potok: Aktakuzë për grabitje dhe vjedhje të rëndë

Zubin Potok: Aktakuzë për grabitje dhe vjedhje të rëndë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve S.V, A.R, XH.V, dhe D.G në drejtim të veprave penale “Grabitje” dhe “Vjedhje e rëndë”. Prokuroria njofton se të pandehurit me datë 19.12.2018 rreth orës 22.50 në Zubin Potok, me përdorimin e forcës dhe […]

Prokuroria njofton se të pandehurit me datë 19.12.2018 rreth orës 22.50 në Zubin Potok, me përdorimin e forcës dhe me kanosje, kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të përvetësojnë pasuri të luajtshme nga i dëmtuari M.R, të njëjtit duke vepruar në grup dhe ndarë rolet e tyre, me ç`rast  derisa tre të pandehurit tjerë po bënin roje jashtë dhe brenda oborrit të shtëpisë së të dëmtuarit,  i pandehuri A.R me një objekt metalik – pajser hap dritaren e dhomës hyrëse të shtëpisë së të dëmtuarit dhe hyn brenda, ndërkaq pasi i dëmtuari e vëren prezencën e të pandehurit, i njëjti e godet të dëmtuarin me objektin metalik në dorën e majtë dhe në krah duke e rrëzuar për tokë. Në këtë moment reagon gruaja e të dëmtuarit, dhe në këtë situatë i pandehuri largohet nga shtëpia.

Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale  “Grabitje”, nga neni 329 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Po ashtu, me datën 20.12.2018 rreth orës 00.30 në Leposaviq, katër të pandehurit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm dhe duke vepruar si grup kanë marrë sende të luajtshme që i kanë takuar të dëmtuarit G.P, me ç`rast ia thyejnë me forcë dyqanin e të dëmtuarit duke i marrë kështu apoena të imët, lloje të ndryshme të cigareve, çokollata, shkrepëse, parfume të ndryshme si dhe preparate për lyerje të trupit.

Me këto veprime të pandehurit duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 2 pika 2.7 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja