Zhegrova pyetet nëse është lazdrani i Kombëtares – jep një përgjigje interesante

Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova është optimist në suksesin dhe kualifikimin e “Dardanëve” në Kampionatin Evropian. Zhegrova është një prej futbollistëve më të talentuar që ka aktualisht Bernard Challandes në dispozicion, derisa së fundmi ai ka pasur më shumë hapësira edhe te skuadra e Baselit, shkruan Periskopi. Në një prononcim për […]
Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova është optimist në suksesin dhe kualifikimin e “Dardanëve” në Kampionatin Evropian.
Zhegrova është një prej futbollistëve më të talentuar që ka aktualisht Bernard Challandes në dispozicion, derisa së fundmi ai ka pasur më shumë hapësira edhe te skuadra e Baselit, shkruan Periskopi.
Në një prononcim për “NIN”, ai është shprehur se beson që Kombëtarja do të kualifikohet në Kampionatin Evropian, “Euro2020”.
“Kena lujt me zemër për Kombëtaren. Besoj që kena me arrit mu kualifiku [në ‘Euro2020’]. Do të jetë diçka historike.”
I pyetur nëse është apo jo lazdrani i skuadrës, ai ka dhënë një përgjigje interesante:
“Të gjithë e dinë se unë qysh jom. Qysh sillna me njerëz. E dinë familja jem, shoqëria jem. Nuk jom i lazdrum aspak. Po atyne ndoshta ju duket prej pikëpamjes.” /Periskopi.com/












