Zekaj: Jam krenar që kam zgjedhur Kosovën

Zekaj: Jam krenar që kam zgjedhur Kosovën

Paraqitjet e suksesshme dhe mbresëlënëse të ekipeve kombëtare të Kosovës në dy vitet e fundit kanë rritur entuziazmin jo vetëm tek tifozët, por edhe te futbollistët. Të shumtë janë ata që duan që ta veshin fanellën e Dardanëve, për ta dhënë kontributin për vendin e origjinës së tyre. I fundit që ka vendosur ta veshë […]

Të shumtë janë ata që duan që ta veshin fanellën e Dardanëve, për ta dhënë kontributin për vendin e origjinës së tyre. I fundit që ka vendosur ta veshë fanellën e Kosovës është futbollisti i lindur në Suboticë, Arton Zekaj, aktualisht pjesë e klubi elitar francez, Lille, por që si futbollist u rrit në akademinë e Partizanit të Beogradit, e ku falë talentit të tij ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Serbisë për grupmoshat U15, U16 dhe U17.

Megjithatë, mundësia për ta përfaqësuar Kosovën dhe dëshira e madhe e familjes për ta veshur fanellën e Dardanëve bëri që ai të veprojë menjëherë dhe tash e tutje të jetë pjesë e Kombëtares U21. Artoni, sot, ishte për vizitë në FFK, ku pas takimit me presidentin Agim Ademi, shprehu opinionin e tij për faqen zyrtare të FFK-së (www.ffk-kosova.com).

“Për mua është krenari e madhe që e kam zgjedhur Kosovën dhe që do ta veshë këtë fanellë, pasi në këtë mënyrë do t’i bëj krenar prindërit e mi, familjen time dhe krejt popullin e Kosovës, e gjithashtu edhe një njeri të madh që më nuk është në mesin tonë – legjendën, Fadil Vokrri”, ka theksuar Zekaj.

Ai ishte paraparë të debutonte në ndeshjet e qershorit për kualifikimet e Evropianit 2021 me Kombëtaren U21 kundër Andorës dhe Turqisë, por një lëndim i pësuar së fundmi ka bërë që debutimi i tij të shtyhet për në shtator.

“Të ardhmen çdo herë duhet ta shikoj për të arritur majat në futboll, qoftë në nivel klubesh, qoftë në nivel të kombëtareve. Normalisht, të gjithë lojtarët kanë dëshirë për të luajtur për Kombëtaren e parë, por hap pas hapi, lojë pas loje do të shohim si do të ecën gjërat. Mua më mbetet që t’i tregoj cilësitë e mia dhe te Kombëtarja U21 do të jap maksimumin tim, pastaj janë trajnerët ata që vendosin”, ka shtuar Zekaj.

Tutje Artoni ka bërë të ditur se i ka ndjekur me entuziazëm të madh të gjitha ndeshjet e Kombëtares A të Kosovës dhe beson në suksesin e saj.

“I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe jam shumë i lumtur me lojërat dhe rezultatet që i kanë treguar djemtë tanë. Ajo që më pëlqen më shumë te Kosova është fakti që të gjithë luajnë si grup dhe që luajnë me zemër, derisa tifozët janë fantastik. Me një fjalë krejt populli është përkrah ekipit kombëtar. Pres që do të arrijmë të kualifikohemi në Evropian, por mbetet të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka nënvizuar Zekaj.

Ai është pjesë e skuadrës franceze Lille, e cila në edicionin e ri do të luajë në Ligën e Kampionëve. Artoni ka arritur të bëhet pjesë e 18-shes bazë, ku edhe ka regjistruar debutimin në fanellën e kësaj skuadre kundër Rennes.

“Në edicionin e ri do të jemi edhe në Ligën e Kampionëve dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë fakt. Konkurrenca çdo herë është shumë e fortë, por unë jam më i riu në ekip dhe duhet të punoj shumë për ta treguar veten që ta siguroj vendin në ekip. Gjithsesi, tash për tash kryesorja është që të rehabilitohem sa më shpejtë nga lëndimi dhe të rikthehem me 100 qind të forcës në stërvitje”, është shprehur Zekaj. Ai është shprehur mirënjohës për të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij të deritashme, derisa ka shprehur shpresën se e ardhmja do të jetë edhe më e ndritur.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova