Zbulohet pse u zëvendësua Rashica sot kundër Bremenit, nuk është për shkak të lëndimit siç u tha

Milot Rashica tregoi një tjetër paraqitje brilante sot për Werderin kundër Hoffenheimit. Skuadra e kosovarit fitoi me rezultat 1-0, derisa asistimin për këtë gol e dhuroi pikërisht Rashica. Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte titullar në këtë përballje, por u desh të zëvendësohej në minutën e 61-të pasi u mendua se pësoi një lëndim, shkruan […]
Milot Rashica tregoi një tjetër paraqitje brilante sot për Werderin kundër Hoffenheimit.
Skuadra e kosovarit fitoi me rezultat 1-0, derisa asistimin për këtë gol e dhuroi pikërisht Rashica.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte titullar në këtë përballje, por u desh të zëvendësohej në minutën e 61-të pasi u mendua se pësoi një lëndim, shkruan Periskopi.
Sulmuesi veteran, Claudio Pizzarro e zëvendësoi kosovarin, i cili u desh të merrte trajtim mjekësor në fushë.
Hope you’re okay, @milotrashica ?
⚽ 0-1 #werder #TSGSVW pic.twitter.com/YAy3wGKTB5
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) May 11, 2019
Tani, është kuptuar se largimi i Rashicës nuk erdhi për shkak të dëmtimit, por për shkak të një problemi shëndetësor.
“Miloti kishte vjellë para ndeshjes në zhveshtore,” tha trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt pas takimit.
“Ai duket se kishte ngrënë diçka të gabuar. E megjithatë ai ka luajtur rreth 60 minuta dhe ka vënë veten në shërbim të ekipit.” /Periskopi.com/












