Zbulohet lista për dy ndeshjet e fundit

Zbulohet lista për dy ndeshjet e fundit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja jonë më 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në […]

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.

Kombëtarja jonë më 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Kurse më 16 qershor nga ora 18:00 Kosova luan me Gjermaninë në Nurnberg.Kosova bënë pjesë në Grupin A, ndërsa kualifikimin prej këtij grupi tashmë e ka siguruar Gjermania, transmeton Periskopi.

Gjermania është e para me 8 pikë, kurse Izraeli është në vend të dytë me 4 pikë. Polonia e Kosova i kanë nga 2 pikë. Në muajin prill Kosova arriti sukses historik, duke fituar në Prishtinë ndaj Izraelit me rezultat 27:24.Suksesi synohet edhe ndaj Polonisë më 12 qershor, ndërsa pritjet janë për numër të madh shikuesish dhe për përkrahje për djelmoshat tanë.

Ramadani ka ftuar 21 lojtarë për këto dy ndeshje, ndërsa numrin më të madh të lojtarëve i kanë Besa Famgas e Kastrioti. Janë ftuar edhe lojtarë nga Prishtina e po ashtu të klubeve të huaja.Ramadanin në punën me kombëtare do ta ndihmojnë trajnerët Erhan Shahini, Veton Hajrizi dhe Enver Tahiraj.

Grumbullimi i kombëtares bëhet më 7 qershor në Prishtinë.Kështu pas përfundimit të garave në Superligë, koha është për ndeshjet e radhës të kombëtares. Ndeshjet e kombëtares vijnë pas përballjeve të forta të Besa Famgasit e Kastriotit, kurse paraqitje të forta të lojtarëve tanë priten edhe ndaj Polonisë në shtëpi dhe Gjermanisë si mysafirë. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova