Zbulohet data kur do të prezantohet Hazard si lojtar i Real Madridit

Finalja e Europa Leagues mes Chelseat dhe Arsenalit pritet të jetë paraqitja e fundit e Eden Hazardit si lojtar i “Të Kaltërve”. Pas një ndjekje të gjatë, Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin belg. Shuma për të cilën do t’i bashkohet Realit thuhet të jetë 130 milionë euro sipas “The […]
Finalja e Europa Leagues mes Chelseat dhe Arsenalit pritet të jetë paraqitja e fundit e Eden Hazardit si lojtar i “Të Kaltërve”.
Pas një ndjekje të gjatë, Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin belg.
Shuma për të cilën do t’i bashkohet Realit thuhet të jetë 130 milionë euro sipas “The Sun” – 100 milionë menjëherë, derisa të tjerat do të paguhen si bonuse, me lojtarin që do të përfitojë një pagë javore prej 460,000 eurove, shkruan Periskopi.

Sipas medieve nga Spanja, klubi mbretëror tashmë ka vendosur për datën kur do ta prezantojë lojtarin si prurje të re.
“AS” potencon se më 3 qershor Hazardi do të konfirmohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.
Pra, lojtari do të prezantohet në “Santiago Bernabeu” para medieve dhe fansave. /Periskopi.com/












