Yllit të Kosovës i rritet vlera në mënyrë masive pas paraqitjeve fantastike me skuadrën

Vedat Muriqi ka qenë thjesht brilant këtë edicion në Super Ligën turke me Rizesporin. Sulmuesi shtatëlartë, i cili golin e fundit e shënoi ditën e djeshme kundër Galatasarayit në humbjen 3-2 të skuadrës së tij, ka bërë 32 paraqitje në Turqi, duke realizuar 15 gola dhe shtatë asistime, shkruan Periskopi. Kujtojmë se vetëm 15 muaj […]
Vedat Muriqi ka qenë thjesht brilant këtë edicion në Super Ligën turke me Rizesporin.
Sulmuesi shtatëlartë, i cili golin e fundit e shënoi ditën e djeshme kundër Galatasarayit në humbjen 3-2 të skuadrës së tij, ka bërë 32 paraqitje në Turqi, duke realizuar 15 gola dhe shtatë asistime, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se vetëm 15 muaj më parë, Muriqi ishte transferuar te klubi aktual për 900 mijë euro, ndërsa tani vlera e tij llogaritet të jetë plot 7 milionë euro.
Tashmë është bërë e ditur se Muriqi do të transferohet gjatë verës te Fenerbahce, klub i cili ka qenë duke e përcjellur me vëmendje zhvillimin e tij këtë fushatë. /Periskopi.com/












