Ylli i Liverpoolit thotë se ka qarë çdo ditë pas finales së CL-së vitin e kaluar

Ylli i Liverpoolit thotë se ka qarë çdo ditë pas finales së CL-së vitin e kaluar

Mohamed Salah do të mungojë për Liverpoolin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leagues, kundër Barcelonës. Liverpooli humbi përballjen e parë me rezultat 3-0, dhe tani ka nevojë për një mrekulli në ”Anfield” për të kaluar në finale, transmeton Periskopi. Por ”Të Kuqtë” do të duhet t’ia dalin pa shërbimet e lojtarit kryesor – […]

Mohamed Salah do të mungojë për Liverpoolin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leagues, kundër Barcelonës.

Liverpooli humbi përballjen e parë me rezultat 3-0, dhe tani ka nevojë për një mrekulli në ”Anfield” për të kaluar në finale, transmeton Periskopi.

Por ”Të Kuqtë” do të duhet t’ia dalin pa shërbimet e lojtarit kryesor – Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian u detyrua të largohet pas një lëndimi në kokë kundër Newcastlet, derisa protokolli për lëndimet në kokë nuk ia lejon atij pjesmarrjen në ndeshjen e ardhshme.

Mohamed Salah walks off the pitch after his shoulder injury

Salah sigurisht se do të jetë jashtëzakonisht i zhgënjyer për mungesën në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por ai ishte përballur me diçka të ngjashme edhe në të kaluarën.

Ai ishte detyruar të largohej nga finalja e vitit të kaluar, kundër Real Madridit, në pjesën e parë pas dëmtimit që e pësoi në shpatull.

Tani, gati një vit pas incidentit, Salah është hapur në një intervistë emocionale për ”Bleacher Report”.

I pyetur për kujtimet e finales, Salah u përgjig: ”Është kohë e vështirë. Ishte shumë keq. E dini këtë, finalja e Champions Leagues.

Mohamed Salah goes off injured in the 2018 Champions League final

”Ëndërr e madhe që ke për veten dhe qytetin, për fansat, për të gjithë që dëshirojnë ta fitojnë Champions Leaguen.

”Ju dëshironi gjithashtu ta fitoni për ta shkruar historinë. Ishte gjithashtu para Kupës së Botës, një muaj para Kupës së Botës.

”Kur u rrëzova, ndjeva diçka. Ishte sikur në mendje ndjeja dhimbje më të madhe se në trup sepse thjesht mendova ‘wow, Champions League ka përfunduar dhe Kupa e Botës ka përfunduar’. Dhe mendova ‘nuk e meritoj këtë’.

”Ndjeva diçka në krahëror menjëherë. Shkova në zhveshtore dhe thjesht po qaja.

Mohamed Salah injured his shoulder in a clash with Sergio Ramos

”Shkoj në dhomë, qaj gati për çdo ditë. Është e vështirë kur e mendoj. Sepse është sikur diçka vrau ëndrrën tënde.

”Sikur, është finalja e Champions Leagues, Kupa e Botës. Por për një moment u zhduk. Është kaq e vështirë. Shumë e vështirë.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova