Xhaka vlerësohet më i miri tek Arsenali në poshtërimin kundër Chelseat

Chelsea nuk u tregua aspak i mëshirshëm kundër Arsenalit të mërkurën mbrëma, në finalen e Europa Leagues. “Të Kaltërit” triumfuan me rezultat bindës, 4-1, duke treguar fuqinë kundër rivalit lokal, që thjesht ishte i pashpresë. Dy gola nga Eden Hazard, një nga Pedro dhe një tjetër nga Olivier Giroud ia siguruan fitoren djelmoshave të Maurizio […]
Chelsea nuk u tregua aspak i mëshirshëm kundër Arsenalit të mërkurën mbrëma, në finalen e Europa Leagues.
“Të Kaltërit” triumfuan me rezultat bindës, 4-1, duke treguar fuqinë kundër rivalit lokal, që thjesht ishte i pashpresë.
Dy gola nga Eden Hazard, një nga Pedro dhe një tjetër nga Olivier Giroud ia siguruan fitoren djelmoshave të Maurizio Sarrit, me këtë të fundit që e mbylli edicionin me një trofe në sezonin e tij debutues në Angli.
Krejt çka arriti të bëjë Arsenali ishte të shënonte një herë me anë të Alex Iwobit.
Baku is BLUE! ?#UELfinal pic.twitter.com/yIlV8biB1E
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 29, 2019
Granit Xhaka luajti nga minuta e parë për Arsenalin, derisa arriti e goditi edhe shtyllën me një gjuajtje fantastike nga distanca në pjesën e parë.
Pas ndeshjes, kosovari ka marrë notën më të lartë te skuadra (6.8) që e nënvizon se ai ishte më i miri në fushë te skuadra e Unai Emeryt.
“Whoscored” e ka shpallur Hazardin “Njeriun e Ndeshjes” duke e vlerësuar paraqitjen e tij me notën 9.7.
Giroud mori notën 9.0, derisa më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e plota. /Periskopi.com/












