Xhaka: Boll folëm, tani është koha që ta marrim atë për të cilën kemi ardhur këtu

Granit Xhaka mezi po pret që të luajë finalen e Europa Ligës ndaj Chelseat Chelsea do të takohet nesër mbrëma me Arsenalin në kuadër të finale së Europa Ligës, e cila do të luhet në Baku të Azerbajxhanit, shkruan Periskopi. Granti Xhaka sot ka qenë pjesëmarrës së bashku me Unai Emeryn në konferencën për shtyp, […]
Chelsea do të takohet nesër mbrëma me Arsenalin në kuadër të finale së Europa Ligës, e cila do të luhet në Baku të Azerbajxhanit, shkruan Periskopi.
Granti Xhaka sot ka qenë pjesëmarrës së bashku me Unai Emeryn në konferencën për shtyp, derisa më pas ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook.
Mesfushori shqiptar është optimist se skuadra e tij Arsenali do ta fitojë Ligën e Evropës.
“Koha për të folur ka përfunduar – tani duhet të bëjmë punën tonë për të marrë atë për të cilën kemi ardhur këtu,” ka shkruar Xhaka në Facebook.
Ndryshe, Xhaka pritet që nesër të jetë startues për Arsenalin. /Periskopi/












