Vulin: Thaçi po e vret dialogun

Ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, thotë se Hashim Thaçi po e ‘vret dialogun’ me deklaratat se ‘nuk do të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”. Ai ka thënë se ‘nëse BE nuk reagon ndaj deklaratave të Thaçit, kjo tregon se Bashkimi Evropian po e braktis Ballkanit Perëndimor edhe në rrafshin diplomatic e edhe […]
Ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, thotë se Hashim Thaçi po e ‘vret dialogun’ me deklaratat se ‘nuk do të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”.
Ai ka thënë se ‘nëse BE nuk reagon ndaj deklaratave të Thaçit, kjo tregon se Bashkimi Evropian po e braktis Ballkanit Perëndimor edhe në rrafshin diplomatic e edhe në atë të sigurisë”.
“Thaçi po e vret dialogun me deklaratat e tij dhe tash jemi duke shikuar se çka do të bëjmë tutje. Me këto deklarata, ai dëshiron të thotë se marrëveshja e Brukselit dhe gjithçka që kemi arritur deri tani janë jo valide”, ka thënë Vulin për tv Pink, përcjell Periskopi.
Vulin thotë se ‘provokimet e Prishtinës vetëm sa po shtohen”, duke përmendur ‘taksën, aksionin në veri dhe së fundmi deklaratat e Thaçt për implementimin e marrëveshjes së Brukselit”. /Periskopi












