Vuçiq paralajmëron luftë tregtare me Kosovën, pasojat do t’i shihni pas 1 korrikut

Vuçiq paralajmëron luftë tregtare me Kosovën, pasojat do t’i shihni pas 1 korrikut

Në korrik të këtij viti pritet të nisë praktikisht lufta tregtare Kosovë – Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës për shkak të taksës 100 për qind të vendosur para 6 muajve, porse të njëjtat do të aplikohen pas takimit të liderëve të Ballkanit në […]

Gjashtë muaj pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës, porse të njëjtat, siç ka thënë ai, do të aplikohen pas takimit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

Megjithatë, Vuçiq nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash bëhet fjalë. “Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të ashpra kundër Kosovës, por do të shikojmë që me to të mos i rrezikojmë njerëzit tanë në Kosovë. Me serbët e Kosovës do të takohemi sërish pas takimit në Paris”, ka deklaruar presidenti serb Vuçiq, shkruan gazeta “Zëri”.

Siç ka deklaruar ai, në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe për statusin e saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh pa heqjen e taksave. “Hiqni taksat, do të bisedojmë për çka të doni. Nëse nuk i hiqni do të bisedojmë për kohën e bukur dhe të keqe. Për dialogun nuk ka bisedime derisa të filloni të respektoni normat e të drejtave ndërkombëtare dhe kjo do të jetë porosia ime për kancelaren gjermane dhe për presidentin francez”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit që ka zhvilluar dje me liderët e serbëve të Kosovës.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot